VIDEO/ “Air Albania” i Dortmundit, tifozët shqiptarë “skuqin” tribunat e “Signal Iduna Park”

schedule20:06 - 15 Qershor, 2024

schedule 20:06 - 15 Qershor, 2024

Është një moment që e kemi pritur gjatë. Në më pak se 1 orë, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të përballen në “ferrin” gjerman, të “Signal Idua Park”, të Dortmundit, me kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të rrugëtimit të tyre të dytë, në turneun më madhor të futbollit, në “kontinentin e vjetër”, Euro 2024.

Mirëpo, pavarësisht se sfida fillon në orën 21:00 tifozët janë akomoduar në ndenjëset e tyre, duke dhuruar një pamje emocionuese për sytë e çdo shqiptari, me shkallët e arenës mitike gjerman, “Signal Iduna Park”, e cila është e gjitha e “ngjyros” me ngjyrat “kuqezi”, teksa të jep ndjesinë sikur po luan në “shtëpinë” tënde.

Tashmë gjithçka mbetet është që djemtë tanë të na dhurojnë një performancë magjike, e pse jo edhe ndonjë pikë, për të mbajtur gjallë e një rrugëtimi fantasik, në Kampionatin Evropian, gjë e cila do të mbahej mend gjatë në historinë e futbollit shqiptar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!