Në Mars të vitit të kaluar, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Modelja shqiptare dhe Jakub Kindl mirëpritën një djalë që e quajtën Sky Blue. Tani, ata kanë përjetuar një nga momentet më të bukura të të qenit prind.
Vogëlushi i tyre ka nisur të hedhë hapat e parë dhe modelja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Ajo e ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit në Instastory, ku shihet vogëlushi teksa ecën pak dhe hidhet në krahët e të atit.
/abcnews.al