Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, ish kryeministri paraqitet për masën e sigurisë

schedule10:10 - 17 Mars, 2025

schedule 10:10 - 17 Mars, 2025

Kryetari I partisë demokratike Sali Berisha u paraqit të hënën në prokurorinë e posaçme në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij në lidhje me dosjen Partizani. Ashtu si herët e tjera, ish-kryeministri që është marrë I pandehur për korrupsion, shoqërohej nga një numër I vogël militantësh dhe në dalje të prokurorisë hodhi sërish akuza për spak që sipas tij po amniston krimin elektoral.

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha. Ua lashë aty”

Berisha lëshoi akuza edhe në drejtim të Taulant Ballës që sipas tij ka ndikuar në dosjen e njohur ndryshe si Toyota Yaris për të favorizuar Suel Çelën për heqjen e sekuestros së pasurive.

“Në janar të vitit 2021, Sueli, kapoja i bandës së Elbasanit është në diskutim me pinin D787BO, e gjeni vetë ju ku është, por edhe unë do përpiqem, në lidhje me një çështje kundër tij, të nisur nga OFL. Dosja ndodhet në SPAK. Pini D787BO thotë se ‘do ta kthej dosjen nga Spaku në OFL’. Tani në fund thuhet se ‘Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë’. Domethënë do ta bëj se nuk ka ku të shkojë.”

Berisha është marrë I pandehur bashkë me dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi për akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave për aferën e kompleksit partizani. Ndërsa gjykata kushtetuese  ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive nga spak në emër të Jamarbër Malltezit e Argita Berishës. Çifti I bashkëshortëve kërkonte heqjen e kësaj masa që është miratuar nga të gjitha shkallët e gjykimit, por Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare shqyrtimin çështjen, duke lënë në sekustro 24 pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriinal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!