“Zikaltërit” e Inter duket të jenë në një formë fantastike mesditën e kësaj të shtune, teksa në “Giuseppe Meazza” kanë arritur të shënojnë 2 gola në 2 minuta, ndaj një kundërshtari jo pak të lehtë, siç është Bologna.
Në minutën e 11′, “kollosi” i mbrojtjes, Francesco Acerbi merr një krosim fantastik nga mesfushori turk, Hakan Calhanoglu dhe me një goditje të bukur me kokë çon rezultatin, në 1 me 0. Vetëm 2 minuta më vonë radhën për të gjetur rrugën e rrjetës e kishte kapiteni, Lautaro Martinez, i cili pas një pasimi nga Marcus Thuram çon topin me një goditje fantastike në rrjetën e Skorupski. Rezultait shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Francesco Acerbi, 1-0:
Goli i Lautaro Martinez, 2-0: