AC Ajaccio ka bërë detyrën kundër Dunkerque, duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe ruan diferencën prej tre pikësh me Auxerre të vendit të tretë.
Qazim Laçi ishte titullar si zakonisht dhe u bë protagonist që në minutën e tretë, pasi dha asistin e golit të parë të ndeshjes. (SHIKO VIDEON)
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka krosuar në mënyrë perfekte për Courtet, i cili më kokë nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. / abcnews.al

