VIDEO | Abazaj shmang humbjen e Kukësit, paqe me Malatyaspor

schedule15:56 - 10 Janar, 2020

schedule 15:56 - 10 Janar, 2020

Kukësi ka barazuar në miqësoren e sotme me Malatyaspor. Kjo përballje është mbyllur në barazim 1-1 dhe ishte skuadra turke ajo që shënoi e para. 45 minuta e fraksionit të parë të lojës u mbyllën me rrjeta të paprekura.

E dyta nisi me një gol të shpejtë të Malatyaspor. Kur kishin kaluar dhjetë minuta, një aksion nga e majta e sulmit u kthye në gol. Bulut, pas një krosimi në zonë u tregua i saktë me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Kukësi u kundërpërgjigj me Kristal Abazajn, i cili ishte me fat kur pas një sprinti topi nuk u largua si duhet nga kundërshtari dhe sulmuesi anësor doli i vetëm me portierin dhe shënoi me një gjuajtje të fortë. /abcnews.al