Kukësit i kanë mjaftuar vetëm katër minuta lojë që të kalojë në avantazh përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superiore.
Sulmuesi anësor i verilindorëve merr një top në të majtë dhe me vrapimin e tij karakteristik, spostohet drejt qendrës. 23 vjeçari i driblon të gjithë kundërshtarët që i dalin përpara dhe në hyrje të zonës, gjuan fort me të djathtën.
Goditja e tij shkon në cepin e majtë të portës së mbrojtur nga Moçka dhe tund rrjetën. Goli i nëntë i Abazajt në Superiore, padiskutim një ndër më të mirët në kampionatin shqiptar./abcnews.al
Superiore, java 29
Kukësi – Flamurtari 1-0
Abazaj 4’
https://streamable.com/nbj8j2