VIDEO/ “A ju qëlluan?” Momenti kur rusët gjejnë të gjallë pilotin pas rrëzimit të avionit bombardues

schedule08:43 - 19 Tetor, 2022

schedule 08:43 - 19 Tetor, 2022

Në media është publikuar videoja që tregon momentin kur bombarduesi rus Su-34 u rrëzua mbrëmjen e së hënës në një bllok banimi në qytetin Yeysk, në jug të Rusisë.

Avioni-bombardues u ngrit nga qyteti Yeisk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën mbrëma dhe u rrëzua pak çaste më vonë, duke derdhur karburant në ndërtesën e lartë dhe duke shkaktuar një zjarr të madh.

Gjithsej 15 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes.

Të dy pilotët arritën të dilnin të sigurt nga Su-34 përpara se të rrëzohej në tokë. Videoja e publikuar nga Daily Mail tregon momentin kur qytetarët i afrohen njërit prej dy pilotëve në tokë. “A ju qëlluan?” njëri prej tyre pyet, vetëm për të marrë një përgjigje negative nga piloti.

Ushtria ruse tha se motori i avionit mori flakë gjatë ngritjes për një fluturim stërvitor. Të tjerë, megjithatë, pretendojnë se Su-34 kishte për qëllim të sulmonte Ukrainën, gjë që do të shpjegonte municionet që mbante e që shpërthyen gjatë rrëzimit.

Qyteti ku ndodhi tragjedia laget nga Deti Azov dhe i përket rajonit të Krasnodarit, ndodhet pranë kufirit me Ukrainën dhe përballë Mariupolit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!