Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar Superkupa e Japonisë mes Yokohama FM dhe Vissel Kobe. Për të gjetur një fitues nuk mjaftoi koha e rregullt, pasi ajo përfundoi në barazim 3-3.
Ndeshja shkoi te penalltitë, ku dukej si një dramë e vërtetë. Katër penalltitë e para ishin të sakta nga të dy ekipet, ku shënoi dhe Andres Iniesta, i cili luan për Vissel Kobe.
Më pas të dy ekipet humbën plot nëntë penallti, duke i bërë tifozët me zemër. Në videon e mëposhtme janë të gjitha penalltitë, ku bie në sy numri i lartë i shtyllave të goditura. Thonë fati është me më të mirën dhe dje ishte me ekipin e Iniestës, i cili shton një tjetër trofe në kabinetin e tij.