Albion Ademi po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë dhe burime të abcnews.al bëjnë me dije se sulmuesi do të jetë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet që kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja do të luajnë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë në Nations League.
Sulmuesi 22-vjeçar po shkëlqen me Mariehamn në Finlandë. Ditën sotme ai ka shënuar dy gola në triumfin 4-0 kundër RoPS, të dytin (penallti) dhe të fundit të ndeshjes. Ademi ka shkuar në kuotën e 9 golave në 11 ndeshje në kampionatin finlandez.
Sa i takon kombëtares, Ademi është ftuar edhe më parë nga Shqipëria. Ai ka qenë në stol në një miqësore kundër Uellsit, si dhe në takimin me Skocinë në Nations League, që kuqezinjtë e humbën 0-4 në “Loro Boriçi”. / abcnews.al