VIDEO/ 7-vjeçari lë pa fjalë: Rreciton 2800 vargje të At Gjergj Fishtës pa ndaluar asnjë sekondë

schedule09:28 - 21 Nëntor, 2019

schedule 09:28 - 21 Nëntor, 2019

Ky është Nikoll Prendi, 7-vjeçari nga fshati Balldre i Lezhës, i cili i ka lënë të gjithë pa fjalë.  7-vjeçari është një fëmijë me aftësi të jashtëzakonshme.

Vogëlushi gjeni mund të recitojë 2800 poezi të At Gjergj Fishtës pa ndaluar asnjë sekondë.

I veshur me një kostum popullor të zonës, 7 vjeçari i ka habitur të gjithë. Videoja e tij ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka marrë pafund pëlqime.

Nikolli ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me performancën e tij të jashtëzakonshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!