Southampton-Tottenham nisi me një gol të anuluar nga VAR, që zuri në pozicion jashtë loje sulmuesin Harry Kane që në fillim të aksionit në mes të fushës. Pasi ishte bërë gjysmë ore loje, vendasit arritën të zhbllokonin sfidën.
Dani Ings ishte ai që ndëshkoi “Topçinjtë” me një goditje diagonale brenda zonës. Gjithsesi “Shenjtorët” nuk ia dolën ta ruajnë epërsinë gjatë, pasi në minutat shtesë Tottenham realizoi.
Son Heung-Min, pas një sprinti nga fusha e skuadrës së tij, mori një pasim në zonë dhe me goditjen e tij zhvlerësoi tentativën e portierit të Southampton të ta devijuar topin që u ndal në fundin e rrjetës. /abcnews.al
Sulmuesi, me fillimin e pjesës së dytë ia doli të realizonte edhe golin e epërisë për Tottenham. Skuadra e Mourinho tani kryeson me rezultatin 1-2, edhe pse pësoi e para gol. /abcnews.al
https://streamable.com/3yba44