VIDEO/ 60 kilometra me motor dhe stonim, Ibra e kthen Sanremon në “Zanremo”

schedule08:18 - 5 Mars, 2021

schedule 08:18 - 5 Mars, 2021

Zlatan Ibrahimovic është një “showman” i vërtetë. E bën në fushë, në daljet mediatike dhe Sanremo këtë herë nga tifozët e suedezit është emërtuar “Zanremo”. Sulmuesi i Milanit dhuroi “shoë” mbrëmjen e djeshme, duke shkuar në festival me motor.

Shkak është bërë një aksident që ishte pasuar me trafik dhe Ibrës i pëlqen të udhëtojë me motor. Këtë herë nuk kishte “Harley”-n e tij dhe zgjidhja ka qenë rastësore. Fatmirësisht tifozi me të cilin ka udhëtuar ishte me Milanin, sikurse edhe Ibra ka treguar më pas.

“Pas tre orësh i ulur në makinën time, i thashë shoferit se duhet të dilja. Ndalova një motoçiklist që kaloi aty dhe e pyeta nëse ai mund të më merrte në Sanremo. Për fat të mirë ishte një milanist.

Ai më mori për 60 kilometra dhe kur arritëm ishte me të vërtetë shumë ftohtë. Më e bukura ishte se më tha në fund se për të ishte hera e parë që udhëtonte në autostradë me motor”, është shprehur Ibra, të cilin në Sanremo e kanë detyruar edhe të këndojë.

“Io vagabondo” e Nomadi u këndua në festival dhe sigurisht sulmuesi u mundua, por jo kudo mund ta bëjë diferencën. Tentativa për të kënduar i vetëm e nxori zbuluar se duhet të heqë dorë prej muzikës… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!