Një bodybuilder ka tërhequr një autobus dykatësh në një distancë prej gati 50 metrash në Rajonin Kurdistan të Irakut.
51 vjeçari, Majeed Yehya, e tërhoqi me litar autobusin e kuq i cili brenda kishte 15 pasagjerë.
Ndërkohë video dhe provat u dorëzuan në rekordin botëror Guinness për njohje zyrtare.
Yehya tha se shpreson që gjyqtarët e Guinness të udhëtojnë te ai për të dëshmuar përpjekjen e radhës për rekord: ngritjen e një aeroplani në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit./abcnews.al