VIDEO/ 50 Cent hedh mikrofonin në një koncert dhe plagos rëndë një fanse

schedule16:35 - 1 Shtator, 2023

schedule 16:35 - 1 Shtator, 2023

Gjërat nuk shkuan mirë në koncertin e djeshëm të 50 Cent në Los Angeles, ku një vajzë e re përfundoi e plagosur rëndë në spital. Në vend që producentja e re radiofonike të shijonte këngët dhe spektaklin, ajo u godit me forcë nga një mikrofoni në kokë, gjë që reperi 50 Cent vendosi ta hidhte nga nervat e tij, pa e kuptuar se ku do të përfundonte.

Gjithçka filloi kur ishte radha e 50 Cent për të dalë në skenë, por diçka nuk shkonte me mikrofonat. Kjo bëri që reperi të nxehej.

Pasi hodhi me furi dhe forcë mikrofonin, ai përfundoi në kokën e vajzës për pasojë u plagos rëndë në urgjencë. Madje ajo ka publikuar një fotografi të plagës së saj, e cila duket mjaft e rëndë dhe shqetësuese.

Deri më tani ai nuk ka reaguar dhe as nuk dihet nëse ka pasur qëllim të sulmojë dikë në këtë mënyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!