Italia po luan një miqësore përballë Moldavisë dhe ka kaluar shumë shpejt në avantazh të katërfishtë. 4 gola brenda 18 minutave në takimin që po luhet në “Artemio Franchi” të Firences.
Bryan Cristante zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të. Kros i Giacomo Bonaventura në minutën e 19-të dhe gol me kokë i mesfushorit të Romës.
Pesë minuta më pas erdhi edhe dyfishimi i rezultatit. Debutim fantastik për Francesco Caputon, sulmuesin e Sassuolos (3 gola në 3 ndeshjet e para në kampionat).
33-vjeçari shfrytëzoi një asist të Birarghit dhe nuk e pati të vështirë për të mposhtur portierin mik. Djemtë e Roberto Mancinit nuk u ndalën dhe gjetën të tretin pas gjysmë ore lojë.
Asist i bukur i Cristantes dhe finalizim edhe më i bukur i Stephan El Shaarawy, i cili gjen golin e pestë me kombëtaren e kaltër. Shtatë minuta më vonë erdhi edhe autogoli i Veaceslav Posmac de 4-0 për Italinë. /abcnews.al