Një hero i vogël vetëm 3-vjeç, ka arritur të shpëtojë mikun e tij më të mirë nga mbytja në pishinë. Incidenti ka ndodhur Itaperuna të Rio de Janeiro, teksa dy fëmijët ishin vetëm afër pishinës. 3-vjeçari Henrique, i biri i kujdestarit të shtëpisë ishte larguar pa dijeninë e prindërve drejt pishinës dhe teksa përpiqej të kapte diçka bie në të.
Por për fatin e tij të mirë, u shpëtua nga 3-vjeçari Arthur de Oliveira, Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vogëlushi sheh rreth e rrotull për ndonjë të rritur për ta ndihmuar. Ndërsa Henique luftonte të mbante kokën mbi ujë, miku i tij arrin t’i kapë dorën dhe ta ndihmojë të dalë jashtë pishinës.
Videoja e vogëlushit hero, është shpërndarë në rrjete sociale nga mamaja e tij, e cila shkruan: “Kjo video shërben si mësim për ata që kanë një pishinë në shtëpi dhe fëmijë. Faleminderit zotit fundi është i lumtur, sepse Zoti dërgoi birin tim, Arturi im i vogël, një hero i vërtetë! Heroi i jetës së vërtetë, krenaria ime.” /abcnews.al/