Pushimi i ka bërë mirë Polonisë, që po përballet me Sllovakinë në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut, duel i vlefshëm për grupin E të Euro 2020. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Sllovakisë.
Minuta e parë e fraksionit të dytë të ndeshjes dhe barazim 1-1. 29 sekonda i mjaftuan Karol Linetty të konkretizonte me gol një aksion shumë të bukur të Polonisë.
https://streamable.com/awsvd6
Mesfushori i Torinos në kampionatin italian të futbollit, u ndihmua edhe nga pasiguria e portierit sllovak, i cili nuk ia doli të presë një goditje jo edhe aq të fortë. /abcnews.al