Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 25-vjeçari në versionin “Fast & Furious”, policia: Mos nxitoni të arrini fundin!

schedule09:06 - 18 Korrik, 2020

schedule 09:06 - 18 Korrik, 2020

Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë si pjesë e aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Që prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm ka pasur persona që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 141 km/h deri në 170 km/h.

Madje një 25-vjeçar nuk i ishte bindur urdhrit për ndalim nga Policia duke u larguar me shpejtësi të lartë 171 km/h, megjithatë u arrit që të “neutralizohej”.

Për thuajse 6 orë kontrolle, Policia Rrugorë ka pezulluar 15 patenta për tejkalim shpejtësie.

“Mos nxitoni për të arritur fundin apo Policinë, shpejtësia vret jetë. Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesën e patentës në rastin më të mirë dhe spitalin në rastin më të keq. Siguria rrugore një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për vitin 2020″, shkruan Policia.

 

Nxitimi të çon në ???♀ apo më keq akoma në?

Vijon kontrolli me Radar ?, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h ✈ ?❗❗❗❗❗❗

25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h kapet gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.

?? 15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

? shpejtësisë✈️✈️?️ se destinacioni ? ❓❓❓❓❓❓?

Mos nxitoni ✈️për tê arritur fundin?, apo ?✍??♀,

Shpejtësia ✈️?️ vret jetë.

Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe ? në rastin më të keq.

Siguria rrugore një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për vitin 2020.

Posted by Policia e Shtetit on Friday, July 17, 2020

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!