Si sot 17 vite më parë, ish-sulmuesi i njohur holandez, Ruud Van Nistelrooy, shënoi golin më të bukur në karrierën e tij. Me fanellën e Manchester United, bomberi ishte i pandalshëm, duke shënuar gola të shumtë dhe duke qenë gjithmonë në krye të golashënuesve.
Në takimin kundër Fulham, 22 mars 2003, Van Nistelrooy shënoi një nga golat më të bukur në historinë e Premier League. Numri 10 i “Djajve të Kuq” mori topin nga mesi i fushës dhe nisi vrapimin e tij karakteristik me hapa galopantë.
Pasi driblon thuajse të gjithë ata që i dalin përpara, holandezi mposht me shumë mjeshtëri portierin mik, duke i shokuar të gjithë dhe duke bërë që “Old Trafford” të shpërthejë në festë. Një gol për të mos i humbur./abcnews.al
Ruud van Nistelrooy was unstoppable ?pic.twitter.com/lVmukBPKFl
— Goal (@goal) April 22, 2020