Për brezat e rinj të futbolldashësve, emri David Ginola nuk tingëllon si i njohur, por në fundin e viteve ’90, francezi ishte një ndër futbollistët më të mirë në Europë. Me fanellën e Tottenham, Ginola shënoi disa gola të paharrueshëm, duke ngelur përgjithmonë në historinë e klubit londinez.
Në sezonin 1998/99, Ginola do të shënonte një supergol në FA Cup, përballë Barnsley. Pasi merr një top në krahun e majtë, francezi nis vrapimin e tij karakteristik, duke dribluar këdo që i del përpara. Pasi e sheh veten përballë portierit, Ginola gjuan bukur me të djathtën, duke shënuar një nga golat më të bukur të kompeticionit më të vjetër në botë. Thjesht gjeni!/abcnews.al
Reply with your reaction to this goal scored #OnThisDay ?
(Bonus points for GIFs)#EmiratesFACup @SpursOfficial pic.twitter.com/5moHMBHjBA
— The Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) March 16, 2020