VIDEO/ 2021 nis me fitore për Leicester, “Dhelprat” forcë e tretë e Premier

schedule17:10 - 3 Janar, 2021

schedule 17:10 - 3 Janar, 2021

Fitore e madhe e Leicester City në fushën e Newcastle. “Dhelprat” tirumfuan 1-2 jashtë fushe, siguruan fitoren e parë për vitin 2021 dhe janë ngjitur në vend të tretë të Premier League me 32 pikë, një më pak se kryesuesit e Liverpool dhe Manchester United.

Pjesa e parë nuk dhuroi emocione dhe nuk prodhoi asnjë gol. Sfida u zhbllokua në minutën e 55-të. Veprim i bukur i Jamie Vardy në krah dhe asist për James Maddison. 24-vjeçari lëshoi një goditje të fortë, topi në rrjetë dhe Leicester në avantazh.

https://highlightsfootball.net/video/newcastle-vs-leicester/

Miqtë shënuan një tjetër gol 17 minuta më vonë, kësaj radhe me anë të belgut Youri Tielemans. “Qymyrxhinjtë” reaguan dhe shkurtuan diferencën tetë minuta përpara fundit. Andy Carroll dërgoi topin në rrjetë, por vetëm kaq. Rezultati nuk ndryshoi dhe në fund festuan djemtë e Rodgers. /abcnews.al