VIDEO/ 20 vite më parë, kur gjakosej “bisha” Oliver Kahn

schedule11:18 - 12 Prill, 2020

schedule 11:18 - 12 Prill, 2020

12 prilli i vitit 2000 nuk harrohet lehtë nga portieri gjerman Oliver Kahn, pasi e pa veten të gjakosej në fushën e blertë. Sigurisht nuk u tërhoq nga loja dhe në fund festoi fitoren, në ndeshjen kundër Freiburg.

Dukshëm portieri me karakterin e hekurt ishte i tërbuar. Disa sende vërshuan drejt tij dhe më pas u pa i shtrirë në tokë. Një top golfi kishte përfunduar në kokën e tij Kahn, i cili edhe u gjakos.

Kamerat e kishin kapur momentin e goditjes dhe dukej qartë se topi i golit ishte gjuajtur me mjaft forcë. Kahn shkoi dhe mori ndihmën e parë dhe më pas mbrojti katërkëndëshin e portës së Bayern Munchen. /abcnews.al