Golin e fundit e kishte shënuar në shkurt të vitit 2020. Florian Kamberi mbrëmjen e sotme ka larguar tersin nga vetja, duke realizuar golin e parë me fanellën e Aberdeen në Skoci.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e barazimit 2-2 në duelin e kupës kundër Livingston. 26-vjeçari, i cili u aktivizua në minutën e 59-të, realizoi në shtesën e ndeshjes.
Koha e rregullt ishte mbyllur 1-1 dhe Livingston me penallti realizoi në minutën e 93-të. Kamberi u kundërpërgjigj në minutën e 95-të, duke devijuar një top në zonë.
https://streamable.com/h80bxs
2-2 dhe deri në fund nuk pati më gol, çka bëri që ekipi që kalonte më tej të vendosej përmes penalltive. Kamberi gjuajti te dytën për Aberdeen dhe e çoi në rrjetë, ndërkohë që të njëjtën gjë bënë edhe shokët e skuadrës së tij dhe siguruan kalimin në çerekfinalet e Kupës. /abcnews.al
https://streamable.com/x57ybi