VIDEO/ 13 vjet më parë Arshavin shënoi 4 gola në Anfield

schedule19:34 - 21 Prill, 2022

schedule 19:34 - 21 Prill, 2022

Ish-futbollisti rus Andrey Arshavin prej 13 vitesh mban statusin e lojtarit të vetëm të pokerit në Anfield në historinë e Premierligës angleze.

Më 21 prill 2009, saktësisht 13 vite më parë,  mesfushori  goditi katër herë portën e Liverpool-it dhe futi emrin e tij në historinë e kampionatit anglez.

Kujtojmë se Andrei Arshavin ka luajtur për Arsenalin e Londrës nga viti 2009 deri në vitin 2013. Si pjesë e Topçinjve, sulmuesi luajti 144 ndeshje, shënoi 31 gola dhe dha 38 asistime. Pas largimit nga klubi londinez, Andrei mbrojti ngjyrat e Zenit, Kuban dhe Kairat.

Arshavin përfundoi karrierën e tij profesionale futbollistike në vitin 2018. Aktualisht, Andrey mban pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Zenit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!