Albin Ademi nuk ka rivalë në Finlandë. Sulmuesi i Shqipërisë U21 po bën një sezon fantastik me Mariehamn dhe sot ka shpërthyer sërish, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Lahti e kishte ndëshkuar dy herë skuadrën e tij, por Ademi iu kundërpërgjigj skuadrës mike. Fillimisht ai shënoi pas një kundërsulmi të Mariehamn.
Goli i barazimit 2-2 më pas ishte një kryevepër nga distanca e sulmuesit të ri, i cili është edhe në fokusin e kombëtares së madhe. 12 gola në 13 ndeshje, askush si ai në Finlandë dhe në futbollistët kuqezi anembanë botës. /abcnews.al