VIDEO/ 11 yjet e javës në Europa League, një shqiptar mes tyre

schedule14:17 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 11 Dhjetor, 2020

Lirim Kastrati shënoi në ndeshjen e djeshme që Dinamo Zagreb fitoi 3-1 kundër CSKA Moscow. Kroatët janë kualifikuar për në raundin e dytë të Europa League, madje duke u renditur në vendin e parë në grup dhe pa pësuar asnjë humbje.

Ditën e sotme UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë të ndeshjeve në grupe të Europa League dhe në të është përfshirë edhe sulmuesi i Kosovës, Kastrati.

Anësori bëri rreth 50 metra sprint, pas një kundërsulmi të skuadrës së tij, dhe i vetëm me portierin e dërgoi topin në rrjetë, duke i çuar shifrat në 3-0. /abcnews.al