Një spektakël i rrallë është krijuar për turistët në Kaliforni, kur rreth 1.000 delfinë kaluan para anijes së tyre.
Delfinët u “kapën” duke shijuar udhëtimin në zonë, sipas NY Post .
“Ata janë aq të lezetshëm sa jemi ende kaq të befasuar kur i shohim pranë bregut tonë”, shkroi Dana Point Whale Watching, e cila postoi një video në Instagram.
View this post on Instagram
Sipas studimeve, delfinët zakonisht udhëtojnë në grupe me rreth 200 ose më pak. Grupet e mëdha shfaqen në vendet ku ka sasi të madhe ushqimi./abcnews.al