Vidal “tallet” me Juven dhe Interin, deklarata e tij i bën lëmsh të gjithë

schedule22:45 - 30 Gusht, 2020

schedule 22:45 - 30 Gusht, 2020

Mesfushori i Barcelonës, ARturo Vidal, është një ndër emrat më të përfolur në këtë merkato vere. Një rikthim në Serie A i futbollistit nga Kili është opsioni më i mundshëm, me Juventusin dhe Interin që kanë shfaqur interes. Dhe me deklaratën e tij më të fundit, Vidal i ka bërë “lëmsh” të gjithë…

“Është spektakolare që Pirlo është bërë trajner i Juventusit. Nëse ai ishte një lojtar i shkëlqyer, imagjinojeni si trajner. Ai ka vizion dhe besoj se do bëjë mirë.

Pirlo është një person mjaft i mirë gjithashtu, kështu që unë mund të mendoj vetëm sesa trajner i mirë do bëhet. Ne kaluam 4 vite bashkë dhe fituam kampionatin 4 herë. Nëse do më thërriste, do isha shumë i lumtur.

Conte? Është si një makinë. Taktikisht, është më i miri. Për sa i përket të ardhmes time, do shohim se çfarë do ndodhë”, përfundoi mesfushori katalanas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!