Victoria’s Secret anulon sfilatën me famë botërore

schedule10:43 - 22 Nëntor, 2019

schedule 10:43 - 22 Nëntor, 2019

Sfilata e shumëpritur e fundvitit, ajo e engjëjve të Victoria’s Secret është anuluar zyrtarisht këtë vit.

Dje brand-i i njohur i të brendshmeve seksi, njoftoi se kompania po punon për të shpëtuar reputacionin e saj, pas rënies së vlerësimeve dhe kritikave për mungesën e diversitetit të saj.

Kompania L Brands njoftoi zyrtarisht se këtë fundvit nuk do t’i shohim engjëjt në pasarelë.

Vendimi është pjesë e një lëvizje për të “evoluar mesazhin e kompanisë” .

Kompania po largohet nga metodat ekstravagante të marketingut, pasi shitjet në Victoria’s Secret vazhdojnë të bien.

Shitjet kanë rënë 7 përqind në tremujorin e fundit në krahasim me një rënie prej 2 përqind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit Victoria’s Secret ka pasur probleme të shumta në shitje, pasi shefi i tyre i marketingut bëri një koment që nuk u prit mirë nga publiku.

Ai u shpreh se me veshjet e tyre nuk përfaqësojnë femrat me masë më të madhe se S (Small) dhe as komunitetin LGBT.

Pas kësaj disa gra dolën në protestë dhe shitjet e kompanisë u ulën ndjeshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!