Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot një seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Laze. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë gjyqtari, i cili është një ndër gjyqtarët që ambasada e SHBA-së i ka refuzuar vizën.
Por seanca e sotme është shtyrë për në datë 2 Korrik, pas kërkesës së avokatit të Lazes, Sokol Hazizaj për të ndryshuar trupën gjyqësore. Kjo trupë përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Avokati Hazizaj kërkoi perjashtimin e trupës së KPK, pasi ajo kishte vendosur që Vettingu i gjyqtarit Artan Laze të bëhej vetëm për pasurinë, duke përjashtuar anën profesionale dhe integritetin e tij.
Ndërsa avokati Hazizaj kërkoi që Vettingu të bëhet tre dimensional, pasi vlerësimi i bazuar vetëm në një kriter është antikushtetues.
Sokol Hazizaj: “Ishte e drejta e jonë dhe detyrimi i KPK-së që të pranonte e kërkesën për shqyrtimin tre dimensional të figurës së gjyqatrit. Në këto kushte si duket për shkak të paragjykimit që mund t’i jetë bërë, KPK e rrëzoi këtë kërkesë. Në këto kushte ishte padyshim kërkesa jonë tjetër proceduriale. E rëndësishme është që KPK dhe organet e tjera të mësohen të respektojnë të drejtën proceduriale të subjekteve”./abcnews.al