Vettingu, rrëzohet kërkesa e gjyqtarit Artan Laze

schedule17:40 - 2 Korrik, 2018

schedule 17:40 - 2 Korrik, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij në kuadër të Vettingut. Sipas KPK-së gjyqtari Laze, rezulton me një sërë problemesh për justifikimin e pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mori parasysh kërkesën e bërë nga gjyqtari Artan Laze për përjashtimin e trupës gjykuese që ta kalojë në filtrat e Vettingut.

Të njëjtin fat pati edhe kërkesa tjetër e Lazes për përjashtim të anëtares Brunilda Bekteshi për papajtueshmëri, me pretendimin se në vitin 2016, kur përfaqësonte OSHEE-në në një proces gjyqësore kishte kërkuar përjashtimin e Lazes si gjyqtar.

Ndërkohë Artan Lazaj, i cili kandidon për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor theksoi se anëtarja e Komisiomit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi kishte humbur një gjyq në 2016, kur Laze ishte relator i çështjes.

Sipas hetimit të KPK-së për gjyqtarin Laze, ky i fundit rezulton me një sërë problemesh me justifikimin e pasurisë. Gjyqtari Lazaj ka dy apartamente në Tiranë, një një Vlorë të trasheguar nga i ati dhe një në Bulqizë, të trashëguar nga vjehrri, një truall në Porto Palermo dhe një automjet “Mercedes-Benz”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!