Vettingu, Rama pas mbledhjes së kryesisë: Do pastrohet llumi, patronazhistët kanë nisur punën

schedule21:37 - 10 Shkurt, 2022

schedule 21:37 - 10 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë mbrëmjen e sotme në selinë rozë. Rama deklaroi se ka nisur puna për zgjedhjet lokale të 6 marsit duke theksuar se patronazhistët janë në terren. Ai u shpreh se synojnë një rezultat shumë të mirë në këtë proces zgjedhor.

“Kemi folur edhe për zgjedhjet lokale. Kemi folur për numrat. Kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Patronazhistët janë pjesë e PS. Ka nisur puna e tyre. Ata janë në punë si ju në terren dhe kanë nisur punën në terren.

Besoj se do kemi rezultat pozitiv madje shumë pozitiv. Çdo gjë që bashkon është pozitive. Arsyet nuk kanë rëndësi para faktit që sot kemi zgjatjen e mandatit për një proces të vështirë për pjesët e veta shumë pozitive”, tha Rama.

Duke folur për miratimin e zgjatjes së afatit të vettingut Rama tha se çdo gjë që bashkon është pozitive ndërsa nënvizoi se ka ende llum për të pastruar në sistemin e drejtësisë

“Nuk ka qenë proces perfekt por një sistem drejtësie në një vend që nuk ka pasur drejtësi kurrë. Në Shqipëri nuk ka pasur kurrë sistem drejtësie. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë nuk mjafton të duash ta kalosh në letër por duhet një durim i madh për ta zbatuar.

Ajo që kemi bërë ne këto vite është e paprecedentë. Është lajm i mirë që zgjatet mandati që ai institucion ta çojë deri në fund. Ka akoma shumë llum dhe një pjesë të madhe që nuk e kanë kaluar vettingun. Nuk kam dijeni për negociatat në anglisht”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!