Vettingu në Policinë e Shtetit/ Karamuço: Në Akademi ka persona që duhet të ishin në burg

schedule20:47 - 9 Prill, 2025

schedule 20:47 - 9 Prill, 2025

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, vettingun në policinë e Shtetit.

Gjatë bisedës në studio, Karamuço u shpreh se është më pro, një strukturë të veçantë, ndërsa sipas tij, procesi i vettigut do të ishte i domosdoshëm për nivele të larta që zhvillojnë karrierë.

“Është bërë një ndryshim ligjor për vettingun e policisë. Unë kam qenë për një strukturë të veçantë. Për nivele të larta që zhvillojnë karrierë duhet të bëhej një vetting shumë i thelluar, nuk është bërë. Ka pasur disa denoncime. Por ne kemi edhe struktura të tjera që e monitorojnë policinë, qofshin ato edhe të huaja. Ndërkohë në Akademi ka profesorë të jashtëzakonshëm, por ka të tjerë që nuk duhet të ishin në Akademi, por duhet të ishin në burg”, tha mes të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!