Vettingu në Polici, Presidenca i përgjigjet Lleshajt me videon e Ramës

schedule15:12 - 14 Korrik, 2020

schedule 15:12 - 14 Korrik, 2020

Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA, e argumentin se favorizonte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.

Pas këtij vendimi, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka kërkuar presidentit Meta që të sqarojë se ku bazohej ai kur shprehte dyshimet që policia mund të përdorej për qëllime elektorale nga ana e mazhorancës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës ku përmes zëdhënësit të këtij institucioni, Tedi Blushi, ka publikuar videon ku kryeministri Edi Rama deklaron në fushatë elektorale se punonjësit e policisë pas pune të dalin dhe të mbledhin vota për PS.

Krahas videos, Blushi shkruan:

 “Një kujtesë për z.Lleshaj!  Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë”.

 

Një kujtesë për z.Lleshaj!
Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë!

Posted by Tedi Blushi on Tuesday, July 14, 2020