Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vettingu në polici, del përpara komisionit drejtori i SHÇBA Muhamet Rrumbullaku

schedule13:34 - 17 Nëntor, 2020

schedule 13:34 - 17 Nëntor, 2020

Vijon procesi i vettingut në polici ku Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të ShÇBA-së Muhamet Rrumbullakut të japë shpjegime mbi një foto të publikuar në internet ku shfaqet ai me Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013.

LEXO edhe: VETTINGU / Akuza e fortë e gazetarit: Ikën Arben Frashëri me shtëpi 57 m2, kalon Ard Veliu me 221 m2

Rrumbullaku thotë se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendon se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku.

Subjekti ka pasur takim rastësor me të denuarin dhe nuk cilësohet si kontakt i papërshtatshëm. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur pas fotos. Nuk ka asnjë dokumentacion përveç fotos që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun.

LEXO edhe: Shkarkimi i Arben Frashërit, gazetari: Hero i policisë që nuk u korruptua kurrë, luftoi bandat

Deri më tani, KJV ka arritur në konkluzionin se subjekti ka plotësuar të saktë formularin për pastërtinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës.

n.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!