Vettingu “ndez motorët” pas pushimeve, në “sitë” kandidatët e fundit

schedule15:22 - 2 Shtator, 2018

schedule 15:22 - 2 Shtator, 2018

Në javën e parë të shtatorit pritet të “ndezë motorët” edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për vijimin e procesit të “vettingut”. Seanca e parë e caktuar është ajo e 6 shtatorit ndaj prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti, ndërsa pritet që brenda shtatorit të përfundojë procesi për anëtarët pretendentë të organeve të reja të drejtësisë.

Pas më shumë se 20 ditësh pushim në javën e parë të shtatorit do të riaktivizohet procesin e vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëe. Seanca e parë dëgjimore e parashikuar për këtë sezon të ri pune është ajo ndaj Bujar Hotit, prokuror i Apelit të Durrësit. Hoti do të dalë para një tresheje të KPK-së në 6 shtator. Trupi gjykues që do të vlerësojë përfundimet e kontrollin të trefishtë ndaj tij përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Prokurori Hoti vetohet me përparësi për shkak të kandidaturë së tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë, pas tij pritet të jetë radha për të kaluar në sitën e vettingut të tre kandidatëve të mbetur të organeve të reja të qeverisë së gjyqësorit të cilët nuk i janë nënshtruar procesit të kontrollit. Kandidatët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në pritje të vettingut janë prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, prokuroi i Elbasanit Besnik Cani dhe ai i prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti.

Për organin tjetër të gjyqësorit, Këshillin ë Emërimeve në Drejtësi, kandidati i mbetur i pavetuar është Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës së Apelit Administrativ. Në pritje të një date të seancës dëgjimore për përballje me një trupë të vettingut është edhe Marsida Xhaferrllari, kandidate për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!