Vettingu, hidhet shorti për gjyqtarët e Tiranës. Ja 6 të përzgjedhur

schedule11:25 - 14 Nëntor, 2017

schedule 11:25 - 14 Nëntor, 2017

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi shortin për emrat e gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, që do t’i nënshtrohen verifikimeve në kuadrin e vettingut. Nga shorti i zhvilluar janë përzgjedhur gjyqtarët Brunilda Kasmi, Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Bledar Abdullai dhe Alma Brati. Sot do të përzgjidhen 5 dosje të gjyqtares Brati, të cilat do t’i nënshtrohen filtrave verifikues. Një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përzgjodhi 10 dosje të dy gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Më herët janë përzgjedhur me short edhe dosje për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese./abcnews.al