Vettingu, hapet garë për vendin e Bashkim Dedjes në Kushtetuese

schedule18:38 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 18:38 - 24 Dhjetor, 2018

Një javë pas shkarkimit nga detyra të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje për të plotësuar vendin e lënë bosh prej tij. Dedja u përjashtua nga gjyqësori, pasi rezultoi ngelës në shkallën e dytë të procesit të Vettingu, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare Kuvendi listonte të gjitha kushtet që duhet të plotësojnë pretendentët për vendin e lirë të krijuar në Kushtetuese.

Mes të tjera kritereve të aplikantëve është mosmbajtja e pozicioneve drejtuese në parti politikë në 10 vitet e fundit dhe të kenë përvojë pune jo më pak se 15 vjet në jurisprudencë. Pas largimit të Bashkim Dedjes, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm një anëtar, Vitore Tusha, e cila ushtron detyrën në tejkalim të mandatit të rregullt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!