Vettingu, Balla: S’ka asnjë marrëveshje natën e ditën me PD-në, sot fitoi Shqipëria

schedule18:40 - 10 Shkurt, 2022

schedule 18:40 - 10 Shkurt, 2022

Miratimin e ndërhyrjeve kushtetuese për të zgjatur mandatin e afatit të organeve të vettingut, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste e cilësoi si fitore të Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës, por edhe Monika Kryemadhit për një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD, për marrë votat pro.

Balla tha ndër të tjera se ata kanë rënë dakord për të ngritur komisionet përkatëse për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pasi kjo është një çështje e diskutuar më herët shumë gjatë.

“Kush tha që kishte një marrëveshje nuk e di që ndryshimet janë depozituar këtu e katër muaj më parë. si në vitin 2016 të gjithë i qëndrojmë qëllimeve të para fare të reformës në drejtësi.

Dua të rikujtoj se zgjatja e mandateve të vettingut është prezantuar dhe rekomanduar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Është e vërtetë që 39 deputetë firmosën dhe depozituan nismën, por kjo nuk ishte një çështje që i takon vetëm maxhorancës. Vettingu është një element thelbësor për të garantuar një nivel të dukshëm integriteti të magjistratëve. Sot ka më shumë besim te drejtësia se dje.

Për të gjithë ata që abuzuan se ka pasur marrëveshje. Nuk ka asnjë marrëveshje natën dhe ditën, lidhur me dy vendimet e tjera për reformën zgjedhore dhe atë territoriale janë çështje që kemi diskutuar shumë gjatë. Kemi ardhur në këtë moment ku të gjitha palët kanë arsyet e tyre për t’u ndjerë fitues. Sot fitoi Shqipëria”, tha Balla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!