Vettingu, a do të kërkojë PD largimin e politikanëve të shpallur “non grata”? Flet Basha

schedule16:16 - 18 Tetor, 2021

schedule 16:16 - 18 Tetor, 2021

Partia Demokratike ka rikthyer sërish çështjen e vettingut në politikë, pasi tre vite më parë u rrëzua nga Komisioni i Venecias.

Por këtë herë, Lulzim Basha u shpreh se Komisioni i Venecias me opinionin e tre viteve më parë e ka shtruar rrugën dhe e ka bërë të qartë se në cilën rrugë duhet ecur.

Shqipëria e ka të domosdoshëm vettingun e politikanëve. Bazuar në këtë opinion që është i shkruar, në anglisht dhe shqip, ne kemi hartuar amendamentet” tha ai.

Lexo edhe: Basha zbulon tre amendamentet e PD: SPAK të verifikojë pasuritë politikanëve

Por, a do të jetë pjesë e amendamenteve për vettingun në politikë lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA, i fundit, ish-kryeministri Sali Berisha, që ka shkaktuar një furtunë në PD me “Foltoren”?

Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullore nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, elita, të rinjtë, studentët, që të kemi një politikë me politikanë pa lidhje pa krimin, që arrijnë të përligjin çfarë pasurish kanë.

Me këtë hap i shërbejmë prioriteteve ndaj shqiptarëve, nuk është favor ndaj PD-së dhe opozitës. Po të ishte pragmatike do të ishin shumë cështje të tjera që do i dërgonim të parat. Në atë Kuvend jemi me fuqinë që na dhanë shqiptarët që të rikthejmë vendin në kushtet e legjitimitetit.

Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga personat e korruptuar dhe që kanë lidhje me krimin e organizuar” deklaroi ai.

Po a është vettingu i politikanëve kushti i PD për zgjatjen e afatit për organet e drejtësisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit? “Nuk bëjmë pazar dhe nuk futem për pazar” përfundoi ai. / db/Abcnews.al