Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vetting-u, KPK merr vendimin për gjyqtaren Blerona Hasa

schedule09:16 - 27 Korrik, 2020

schedule 09:16 - 27 Korrik, 2020

Paraditen e sotme Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e gjykatës administrative të apelit Blerona Hasën.

Ajo ka rezultuar e pastër në verifikimin e figurës duke kaluar vetingun.

Trupa gjyqësore që po kreu procesin e vetingut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të treja këto shtylla për rivlerësimin e gjyqtares kanë rezultuar në përputhje me pastërtinë e figurës për të vazhduar më tej me detyrën në institucionet e drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!