Vetting për gjyqtaren Manjola Xhaxho

schedule13:11 - 4 Maj, 2018

schedule 13:11 - 4 Maj, 2018

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë, Manjola Xhaxho do të dalë në 10 Maj në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar për këtë subjekt të ligjit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të paraqesë gjetjet e tij lidhur me pasurinë e gjyqtares Xhaxho, integritetin e saj dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese e Komisionit do të përbëhet nga treshja Xhensila Pine, Etelda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Xhaxho ka qenë gjithashtu edhe këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë. Ajo ushtron këtë profesion prej 16 vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!