Veton Surroi ka pranuar se do të jetë këshilltari i ekipit negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në emisionin “Rubikon”, ai ka shpjeguar rolin që do të ketë, duke theksuarse ai vetëm sa do të këshilloj kryeministrin Kurti.
Angazhimi im është në cilësinë e këshilltarit të jashtëm për nevojat e procesit negociator. Jemi në dispozicion të Qeverisë për nevojat e procesit negociator, në këtë rast zëvendëskryeministrit Besnik Bilimi, i cili është i angazhuar dhe nevojat e kryeministrit, pra kurdo që ai të ketë nevojë. Është proces interaktiv që si çdo proces këshillëdhënie ekziston një këmbim mendimesh. Kjo ka të bëjë vetëm me procesin negociator. Qeverisë i është ofruar një numër njerëzish, Qeveria ka kërkuar një numër njerëzish dhe është arritur dakordanca dhe është krijuar ky ekip. Ekipi i këshilltarëve s’ka pjesëmarrje ekzekutive, por këshillojnë sipas kërkesës së kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, temës dhe sfidave”, tha Surroi.

