Vetoja për Shkupin dhe Tiranën, SHBA-BE po i bëjnë presion të fortë Bullgarisë

schedule11:54 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:54 - 26 Nëntor, 2021

Shqipëria dhe Maqedonia janë me sytë nga Bullgaria nëse Sofja do të heqë veton deri në fund të vitit për t’i hapur rrugë konferencës ndërqeveritare. Tirana penalizohet nga fakti që Brukseli kërkon që të mos i ndajë dy vendet e Ballkanit nga rrugëtimi, por e pëson për shkak të problemeve që Bullgaria ka me Shkupin duke e bllokuar me veto.

SHBA, BE dhe Gjermania i kanë bërë presion Bullgarisë që të heqë veton, por Presidenti i rapozgjedhur në një mandat të dytë Radev nuk heq dorë duke mos u tërhequr nga kushti që Shkupi të plotësojë kërkesat e tyre.

Bullgaria është në një presion në rritje nga partnerët e saj në BE dhe në një letër e Kongresit Amerikan për të hequr veton. Kërkesa urgjente është që Bullgaria deri në fund të vitit të gjejë zgjidhje për mosmarrëveshjen me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të ndalojë bllokimin e integrimit evropian, por kjo është e vështirë të arrihet pa kompromis” shkruajnë mediat bullgare.

Shkrimi në mediat bullgare

Presidenti Radev po vendos në mënyrë aktive kushtet e tij. Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet ka hapësirë ​​të kufizuar për manovrim, edhe nëse duan një fokus më pragmatik të negociatave” vijon më tej shkrimi.

Vetoja e vendosur nga Bullgaria mbetet pengesa e fundit për caktimin e një konference ndërqeveritare për të nisur realisht bisedimet e anëtarësimit në BE jo vetëm me Shkupin por edhe me Shqipërinë, pasi procesi është i lidhur për të dy vendet.

Kështu, vijon më tej artikulli, në sytë e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, Bullgaria po vonon qëllimisht integrimin.

Ngadalësimi i vazhdueshëm në Maqedoninë Veriore dhe përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE ka vënë në pikëpyetje angazhimin e bërë nga liderët perëndimorë, duke hapur derën për ndikimin politik antiperëndimor në rajon, veçanërisht nga Kina dhe Rusia”.

Samiti i fundit i Këshillit të BE-së për këtë vit do të mbahet më 14 dhjetor, ndërsa KE po kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes. I gjithë presioni nga liderët evropianë ka të ngjarë të derdhet në atë datë. SHBA i vendosi ultimatum Bullgarisë që deri në fund të vitit vetoja të jetë hequr./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!