Të gjithë pjesëtarët e Juventusit janë vetizoluar. Mbrojtësi Rugani doli pozitiv me koronavirus dhe drejtuesit e bardhezinjve kanë vepruar menjëherë. Plot 121 anëtarë të kampionëve të Italisë po qëndrojnë në shtëpi, mes tyre edhe presidenti.
Andrea Agnelli ka vendosur të qetësojë tifozët dhe zbulon nismën e klubit të tij në lidhje me situatën e vështirë. Kreu i Juventusit regjistroi një video, që u postua më pas në kanalin zyrtar të klubit.
“Në këtë moment të urgjencës mjekësore, Juventusi dëshiron të japë kontributin e vet. Para së gjithash duke respektuar rregullat dhe duke i kërkuar të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë. Qëndroni në shtëpi. Edhe unë jam vetizoluar nga mbrëmja e djeshme, por duhet të bëjmë edhe më shumë.
Kjo është arsyeja pse kemi vendosur bashkë me djemtë që të fillojmë një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbështetur stafet mjekësore në Torino dhe Piemonte. Ju kërkojmë edhe juve që të kontribuoni. Në këtë periudhë të vështirë, edhe pse jemi larg njëri-tjetrit, mbetemi të bashkuar për ta kaluar këtë moment delikat“, deklaron presidenti i Juventusit. /abcnews.al
In un momento così delicato, vogliamo dare il nostro contributo. Dona insieme alla Juventus ➡ https://t.co/aalNBvvRoZ#DistantiMaUniti #LiveAhead pic.twitter.com/VQGSria5x4
— JuventusFC (@juventusfc) March 12, 2020