Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Durrës. Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se nënkomisari i Policisë së Durrësit, Arben Pjeçi është vetëvrarë.
Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Policisë së Durrësit.
Pjeçi, prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra./abcnews.al