Vetëvritet në Paris një nga themelueset e “Femen”

schedule17:25 - 24 Korrik, 2018

schedule 17:25 - 24 Korrik, 2018

Është gjetur e vetëvrarë në apartamentin e saj në Paris një nga themeluesit e grupit feminist “Femen”. 31-vjeçarja Oksana Shashko ishte përpjekur dhe dy herë të tjera të vriste veten këto dy vitet e fundit.

Oksana Shashko, një nga themelueset e “Femen”, është gjetur e pajetë në Paris, ndërkohë që të dhënat e para të policisë flasin për një vetëvrasje të mundshme. Lajmi është dhënë nga një nga aktivistet e tjera të lëvizjes feministe të protestës, e cila konfirmoi se 31-vjeçarja ka vrarë veten.

Viktima ka lënë një letër në apartamentin e saj në kryqytetin francez, ku shkruhej: “Jeni të gjithë falsë”. Gjatë dy vieteve të fundit ajo ishte përpjekur të vetëvritej dhe dy herë të tjera.

Oksana Shashko themeloi së bashku me Oleksandra Shevshenko e Anna Hutsol lëvizjen “Femen” në Prill të 2008-s me objektivin për të fituar ndaj patriarkatit. Sipërmarrjet e grupit janë të famshme, i krijuar fillimisht nga studente ukrainase më pas ai u përhap dhe në Europë.

Protestat e tyre parashikojnë ekspozimin e trupit të tyre kundër liderëve dhe në samite ndërkombëtare për të tërhequr vëmendjen e opinionit public për të drejtat e grave dhe kulturën amaskiliste. Por dhe për beteja të tjera politike në vende të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!