Vetëvritet me armë zjarri polici në Tiranë

schedule15:11 - 9 Mars, 2021

schedule 15:11 - 9 Mars, 2021

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  zonën e Ali Demit.

Abcnews.al mëson se viktima është Ilirjan Lezo, punonjës policie i Burgjeve.

Ende nuk dihen motive që e çuan 47-vjeçarin të marrë këtë vendim fatal për jetën, ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!