EMRI/ Vetëvritet me armë gjahu i moshuari në Tepelenë

schedule19:07 - 6 Gusht, 2024

schedule 19:07 - 6 Gusht, 2024

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së martës në fshatin Dragot të Tepelenës, ku një burrë, rreth 70 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu.

Viktima është identifikuar si Arsen Bisha. Ngjarja është shënuar në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!